Kombëtarja përgatitet për Luksemburgun, Uzuni mungoi sërish, gjendje gripale për Mehmetin

TIRANË ,4 qershor 2026/Albania Express News/Pas ndeshjes me Izraelin, Kombëtarja shqiptare nisi punën për sfidën tjetër miqësore, atë me Luksemburgun që do të luhet në 6 qeshor. Të drejtuar nga Rolando Maran dhe stafi i tij, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Trajneri italiane i Kombëtares e ndau skuadrën në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan në sfidën e së mërkurës zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa ata me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.

Në këtë seancë stërvitore mungoi sërish Myrto Uzuni, i cili kaloi një gjendje gripale dhe situata e tij po monitorohet. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites.

Ndërkaq, mësohet se edhe Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale dhe në orët në vijim do të bëhet vlerësimi edhe për të. Ditën e premte, Kombëtarja do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në Air Albania Stadium ku do të luhet edhe sfida me Luksemburgiun.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pirro Qerimi, dekani i qytetarisë dhe mjeshtër i artit të stomatologjisë

Nga Bujar Qesja Ka ditëlindje që kalojnë si një datë...

“Vini këtu dhe keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen, deputeti socialist: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

TIRANË ,6 qershor 2026/Albania Express News/Një përplasje ka ndodhur...

Super përforcim për verdheblutë, nga akademitë e Nantes dhe Lecce ,Edoly Lukoki i bashkohet AF Elbasanit.

ELBASAN ,4 qershor 2026/ Albania Express News/AF Elbasani vijon...

A do vazhdoj protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Nga Kreshnik Spahiu TIRANË ,4 qershor 2026/Albania Express News/90% e...