Koalicioni pro Familjes i kërkon presidentit Begaj mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore

Pas protestave pa rezultat para Kuvendit për ligjin e barazisë gjinore, koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të vijojë betejën në presidencë për ligjin e miratuar në Kuvend. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se një përfaqësi e këtij koalicioni do t’i dorëzojë nesër në orën 11:00, presidentit Bajram Begaj kërkesën për Mosdekretimin nga Presidenti të ligjit të Barazisë Gjinore.

“Beteja për ligjin e miratuar në Kuvend për “Barazinë Gjinore” nuk ndalet.  Nesër ora 11:00 një përfaqësi e Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të jetë tek Institucioni i Presidentit për të dorëzuar Kërkesën e Koalicionit për Mosdekretimin nga Presidenti të ligjit të Barazisë Gjinore. Gjithashtu do të bëhet një komunikim për median mbi kërkesën e Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...