Sot në Gjykatën e Posaçme do të shqyrtohet sërish kërkesa e Belinda Ballukut, e cila kërkon heqje të masës së pezullimit nga detyra, një masë e cila nuk ka efekt sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv. kryeministre dhe as ministre.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet në orën 9.30 raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ndërsa edhe më herët gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së pezullimit dhe e ka lënë më fuqi.
Nga ana tjetër në datën 9 prill në Gjykatën e Lartë një trupë tjetër gjyqësore do të dëgjojë avokatët që insistojnë edhe heqjen e masës së sigurisë ndalim për të dalë jashtë vendit të deputetes Balluku.

