“Kemi besim te lojtarët që kemi zgjedhur”/ Sylvinho: Jemi rritur shumë në këto tre vite, ja çfarë pres nga Polonia

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për zgjedhjet e bëra në listë dhe përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë, duke theksuar besimin te grupi aktual dhe rritjen e skuadrës në tre vitet e drejtimit të tij në krye të kuqezinjve.

“Jemi të bindur për lojtarët që kemi përzgjedhur. Janë lojtarë që ne kemi besim. Për ne, është krenari të përfaqësojmë skuadrën Kombëtare. Kemi parë ndeshjet kualifikuese të Botërorit të fundit. Kemi grumbulluar 26 lojtarë, duam më shumë lojtarë, por nuk mund t’i kemi të gjithë. Sa i përket cilësive të Seferit, mendoj se kemi lojtarë që na e mbushin fazën ofensive. I falënderoj të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares, por jemi të bindur për ata që kemi grumbulluar.
Jemi rritur shumë, si Federatë, si ekip, si staf. Kemi bërë një rrugëtim të bukur në Europian, Nations League dhe tani kualifikueset e Botërorit. Polonia ka një ekip të mirë. Nuk janë mundur nga asnjë skuadër. Besoj se jemi rritur edhe ne, por edhe ata. Ne kemi lojtarë që kemi kënaqësi t’i shohim kur stërviten. Ndonjëherë, ne, si staf, jemi pak xhelozë për këta lojtarë të rinj. Jam shumë i lumtur që jam trajneri i kësaj Kombëtareje. Në ndeshjen ndaj Andorrës, pati një moment zhbllokimi të ndeshjes nga momenti kur u fut Bajrami në fushë dhe goli erdhi nga një lojë e bukur në skuadër. Unë kam një shprehje, ku them ne jemi një.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MEPJ notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar

TIRANË, 25 maj/Albania Express News/ Ministria për Evropën dhe...

Surprizë befasuese, cila është skuadra e Kategorisë së Dytë që do të luajë në Europa League

PORTUGALI,25 maj 2026/Albania Express News 24/Një surprizë e madhe...