Këlliçi: Hetimi ndaj Soros duhet të përfshijë Shqipërinë dhe Edi Ramën

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidhur me hetimet që ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump ndaj George Sorosit dhe djalit të tij. Këlliçi është shprehur se nuk duhet kryer asnjë hetim ndaj Sorosit pasi sipas tij nuk do të jetë i plotë nësë nuk hetohet kryeministri Edi Rama.

Sipas tij Rama dhe Sorosi janë janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë. Ai theksoi se ata janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës dhe u dëshmua prania e tij në dasmat e të dyve. Këlliçi shtoi se Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria.

“Të nderuar qytetarë, Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale.

Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve. Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama? Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë?

Ne i dimë arsyet e heshtjes! Çdo shqiptar i di shumë mirë arsyet. Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina.

Kësaj radhe Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal. Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare.

Ja përse hesht Edi Rama! Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros.

Pa hetuar Edi Ramën, i cili familjarisht është përfitues kryesor abuziv i fondeve të takspaguesve amerikanë, dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘fermë kafshësh’ eksperimentale të Fondacionit Soros, asnjë hetim nuk mund të jetë i plotë dhe as i drejtë! Ju faleminderit,” tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...