Katër punonjës policie të lënduar në protestë, pësuan djegie dhe lëndime nga sendet e forta

Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur nga protesta e opozitës para godinës së Kuvendit.

Efektivët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 4 punonjës policie”-njofton policia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME