Kategoria e Parë – Spektakël golash dhe surpriza në ndeshjet e mbetura të javës së 8-të

Kategoria e Parë ka ulur sot përfundimisht siparin e javës së 8-të, me tre ndeshje ku në fushë zbritën skuadra me objektiva të qartë për ngjitjen në elitë. Spektakli nuk mungoi, pasi Laçi dhe Pogradeci dhuruan “shfaqje” golash, ndërsa Kukësi u ndal sërish në barazim në shtëpi, duke thelluar krizën.

Laçi konfirmoi ritmin e lartë, duke shkatërruar Burrelin me rezultatin e pastër 4-0. Protagonist absolut i takimit ishte Traore, autor i një dopiete, ndërsa Jiakpona dhe Kalaj vulosën suksesin e thellë të kurbinasve, që po qëndrojnë fort në zonën e kreut.

Fitore me të njëjtat shifra regjistroi edhe Pogradeci, që dominoi plotësisht Kastriotin. Golat e Greçës, Piusit, Babtundes dhe Santit i dhanë liqenorëve tri pikë të arta dhe e mbajnë skuadrën e trajnerit Gvozdenoviç në garë të plotë për vendet e para.

Në Kukës, kriza duket se po bëhet shqetësuese. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një 2-2 ndaj Luftëtarit, pavarësisht se ishin dy herë në avantazh me Sadiq dhe Dragoshin. Për miqtë shënuan Nyanguila dhe Isteri, duke u dhënë gjirokastritëve një pikë me vlerë, ndërsa Kukësi mbetet ende në kërkim të stabilitetit në kampionat.

Rezultatet përfundimtare – Java 8

  • Kukësi 2–2 Luftëtari
    (Sadiq 43′, Dragoshi 45+2′ / Nyanguila 11′, Isteri 45+1′)

  • Laçi 4–0 Burreli
    (Traore 35′, 66′, Jiakpona 61′, Kalaj 82′)

  • Pogradeci 4–0 Kastrioti
    (Greca 11′, Pius 55′, Babtunde 62′, Santi 89′)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...