Kapetanoviç hap Javën e CEFTA-s në Prishtinë, takim me Kurtin për nxitjen e tregut të përbashkët rajonal

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, çeli sot zyrtarisht Javën e CEFTA-s 2025 në Prishtinë, një mbledhje që këtë vit vjen me theks të fortë te integrimi ekonomik, digjitalizimi dhe harmonizimi me tregun e BE-së. Në panelin hapës, krahas Kapetanoviçit, ishin ministret Rozeta Hajdari dhe Valentina Superti, drejtori Matej Zakonjshek dhe drejtoresha e sapoemëruar e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati.

Në fjalën e tij, Kapetanoviç u ndal te rezultatet konkrete që ka sjellë bashkëpunimi RCC-CEFTA dhe te rëndësia që CRM po merr në zhvillimin ekonomik të rajonit. “Bashkëpunimi rajonal vlen kur sjell përfitime të matshme. Dhe sot po i shohim, nga komunikimi më i lirë, deri te tregtia dhe shërbimet digjitale që ecin më shpejt. Qytetarët na kërkojnë më shumë bashkëpunim, jo më pak,” u shpreh ai.

Kapetanoviç përmendi investimet e huaja që kanë arritur nivele rekord, avancimin e procedurave tregtare online, hapin drejt roaming-ut me BE-në dhe përdorimin e nënshkrimeve elektronike. Ai theksoi edhe arritjen e parë historike të transaksioneve SEPA nga tre pjesëmarrës të rajonit dhe prezantoi Mjetin e ri të Monitorimit të CRM, që pritet të rrisë transparencën dhe ndjekjen e reformave nga të gjitha qeveritë dhe BE-ja.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Kapetanoviç zhvilloi një takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Të dy biseduan mbi hapat e radhës për zbatimin e CRM-së dhe harmonizimin e tij me Planin e Rritjes së BE-së. Kapetanoviç garantoi mbështetjen e plotë të RCC-së për të gjitha reformat që përkthehen në përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset.

Java e CEFTA-s 2025 do të vijojë gjatë gjithë javës me diskutime të nivelit të lartë mbi konkurrueshmërinë, transformimin digjital dhe integrimin gradual të rajonit në tregun e përbashkët evropian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...