Kaos në Itali përpara ndeshjes së Serie A, tifozët e të dyja skuadrave përleshen në rrugë

Një përleshje midis tifozëve në Pizas ndodhi disa orë para ndeshjes së zikaltërve kundër skuadrës së Veronës.

Përleshjet ndodhën në zonat përreth Cetilar Arena, e cila por pret ndeshjen midis ekipit të Gilardinos dhe ekipit të Zanetti që ka startuar në orën 15:00 një përballje që vjen pas 23 vitesh.
Përleshjet filluan afërsisht rreth orës 11:30 të paradites së sotme, ku u desh ndërhyrja e policisë dhe karabinierëve që u detyruan të përdornin deri gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e tifozëve që përlesheshin me flakadanë e sende të forta.

 

Bëhej fjalë për një grup prej rreth dyqind tifozësh të Veronës që mbërritën në këmbë, të pashoqëruar, pranë stadiumit dhe kaq mjaftoi që të priteshin nga kundërshtarët me dhunë duke krijuar kaos në qytet.
Menjëherë në vendin ku u kryen përleshjet pati ndërhyrje të menjëhershme të forcave të rendit, të cilat, pasi shpërndanë turmat me gazin lotsjellës dhe tym, rivendosën qetësinë. Zona u rrethua. Ambulancat ishin në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë...