Kandidatja e PS për Tiranën takim me mësuesit, Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare e Bashkisë së Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve ju parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat e modernizimin e tyre.

“Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija, jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë, familje, bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit.
“Unë besoj fort dhe jam e bindur për këtë gjë, që marrëdhënia me shkollën, familjen dhe bashkinë, duhet, jo vetëm fuqizuar, por kthyer në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. Në shkollë është gjithë energjia, jo vetëm e fëmijëve dhe juaja, është energjia e prindërve, është energjia e familjes, është energjia e komunitetit, që pret të rikthehet në dijen për fëmijët, por edhe në kënaqësi për ju si mësues”, tha Manastirliu.

Teksa foli për projektet e bashkisë në të ardhmen, Manastirliu tha se çdo projekt do të ketë në fokus dimensionin social të tij, në mënyrë që çdo anëtar i komunitetit në rolin që ai ka, të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...