“Kam shkuar te News24 kur shumë kolegë të mi në PS nuk e bënin”, Petro Koçi: Media ka politikën e vet editoriale, ndodh në Shqipëri dhe në botë

Ish-deputeti Petro Koçi, një nga figurat më të rëndësishme të PS, është i vetmi nga kjo forcë politike që ka reaguar për mbylljen e News24.

Petro Koçi thotë se kam shkuar te News24 kur shumë kolegë në PS nuk e bënin, sepse ndoshta mendonin që ngjarjet me kompleksin turistik të pronarit mund të krijonin perceptimin e përkrahjes se biznesit në raport me zbatueshmërinë e ligjit.

Reagimi i Petro Koçit: 

Kam qenë dhe mbetem një mik i mirë i News 24. E kam vlerësuar përherë profesionalizmin e këtij stacioni televiziv informativ. Shumë prej gazetarëve ndër vite pranë kësaj medieje i kam miq dhe kam respekt për formimin, interpretimin dhe etikën e tyre. Këtu përfshihen dhe shumë kryeredaktorë, drejtorë apo protagonistë të emisioneve më të rëndësishme të programeve të News24.

Sigurisht që dhe kjo medie ka politikën e vet editoriale apo diplomacinë e vet informative që ndikohet nga interesa të pronarit. Kjo ndodh në cdo medium në Shqipëri dhe në botë.

Unë kam shkuar te News24 kur shumë kolegë të mi në PS nuk e bënin, sepse ndoshta mendonin që ngjarjet me kompleksin turistik të pronarit mund të krijonin perceptimin e përkrahjes se biznesit në raport me zbatueshmërinë e ligjit. Une nuk e kam patur një paragjykim të tillë, prandaj kam bujtur shpesh në studion e News24.

Sigurisht që nuk do doja që të ndodhte ajo që sapo kemi parë këto dy ditë me fatin e godinës që përdorej nga News24.

Mendoj se kjo mund të shmangej.

Por shmangia është një tango dypalëshe. Gjykoj se autoritetet e kanë bërë të tyren. Janë perpjekur ta zgjidhin prej kohësh dhe pa dëmtuar biznesin dhe natyrisht lëvrimin mediatik pa ndërprerje të News24.

Mesa duket dhe ky është një gjykim krejt personal, pronari nuk e ka dashur shmangien e ushtrimit publik të ligjshmërisë.

Edhe vrapi i PD për të bërë politikë ditë më shumë ndikon e shton mazohizmin sesa luftën për liri të medias dhe gazetarisë.

Jam i bindur që ky biznes do ta gjejë shpejt një zgjidhje të pavarur nga qiraja dhe News 24 do të vazhdojë protagonizmin e vet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME