Kakavijë, fundjava rikthen 15 mijë emigrantë në Greqi

Përgjatë fundjavës në Stacionin Kufitar të Kakavijës ka vazhduar fluksi i kthimit në Greqi të bashkatdhetarëve që kaluan festat e fundvitit në vendlindje. Sipas Policisë Kufitare në Kakavije janë rreth 15 mijë persona, të cilat në fundjavë kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të shtetit grek.

Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 10716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3073 në hyrje dhe  7643 në dalje, si dhe 2908  mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 773 në hyrje dhe 2135 në dalje.

Nga pala shqiptare në Kakavijë po punohet me kapacitet të plotë dhe me masa të shtuara ndërsa numërohen 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje të tokës shqiptare. Policia Kufitare ka kërkuar nga pala greke shtimin e sporteleve të kontrollit për të evituar kohën e gjatë të pritjes në kufi. Fluksi i lëvizjes në drejtim të Greqisë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë kësaj jave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME