Joe Biden kryen operacion për kancer të lëkurës

Ish-presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për një formë të kancerit të lëkurës, njoftoi zëdhënësi i tij. Procedura është një operacion i njohur si Mohs, i cili përfshin heqjen e shtresave të hollë indi dhe ekzaminimin mikroskopik për të eliminuar qelizat kancerogjene. Biden po rikuperohet mirë.

Në vitin 2023, Biden kishte hequr një karcinomë bazale nga gjoksi, ndërsa bashkëshortja e tij, Jill Biden, u nënshtrua gjithashtu heqjes së dy karcinomave bazale.

Po atë vit, Biden u diagnostikua gjithashtu me kancer të prostatës në fazën e katërt, i cili kishte përhapje deri në kocka dhe një rezultat Gleason prej 9, që tregon një formë shumë agresive të sëmundjes. Zyrtarisht, kanceri i prostatës po trajtohet me terapi hormonale, duke lejuar menaxhimin efektiv të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME