Java nis me një mot përvëlues, temperatura mbi 40 gradë

Dita e Hënë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me prezencë të theksuar të diellit gjatë gjithë ditës me temperatura mbi 40 grade celcius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të intensifikohet përkohësisht, duke arritur shpejtësi deri në 8–12 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët të forcës 1–2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shuhen pas tri orësh zjarret në Peqin, flakët përfshinë pemtore me shegë në Hasmashaj

PEQIN, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Pas rreth...

Maran konfirmon Dajsinanin: “As Berisha, as Sherri, në portë do të luajë Mario”

TIRANË, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Trajneri i...

Arrestohet administratori i “ECO-ELB”, SPAK: Dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

ELBASAN, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Administratori i...

Tension para Kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që tentoi të largohej

PRISHTINË, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Tensione janë...