“Jam i lumtur që unë asistova dhe Broja shënoi”, Asllani për DigitAlb: Këtu kam bërë numrin 8, por mua më pëlqen më shumë…

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ishte një nga protagonistët në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i Torinos ndau emocionet dhe përshtypjet e tij për mikrofonin e “DigitAlb”, duke folur për performancën e skuadrës dhe atmosferën pozitive brenda grupit.
“Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën. Jam shumë i lumtur për Armandon, që unë asistova dhe ai shënoi.

Sot luajtëm 4-2-3-1. Roli im është para mbrojtjes, unë e kam shumë qejf atë rol. Këtu kam bërë numrin 8. Po nuk preka top çmendem. Shkoj e kërkoj te portieri.
Nga ana fizike jam më mirë, kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino. Jam shumë i lumtur që po luaj edhe me Kombëtaren. Po më ndihmojnë minutat me Torinon. Lojtari kur luan është më mirë mendërisht”, deklaroi Asllani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME