Ushtria izraelite ka kërcënuar banorët e periferive jugore të Bejrutit që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre për të “shpëtuar jetën”.
Zëdhënësi i ushtrisë bëri thirrje që banorët e lagjeve Bourj el-Barajneh dhe Hadath të iknin në drejtim të lindjes, drejt Malit Liban, përmes rrugës Bejrut-Damask.
Ai gjithashtu u kërkoi banorëve të lagjeve Haret Hreik dhe Shiyyah të largoheshin në veri, drejt Tripolit përmes rrugës Bejrut-Tripoli, ose në lindje drejt Malit Liban, për shkak të rrezikut të menjëhershëm nga sulmet.

