Izolimi i fshatit Xhyrë pasi ura mbi Shkumbin u dëmtua nga rrjedha e lumit: nis gara me kohën, punime me dy turne për hapjen e një rruge provizore

Fshati Xhyrë i bashkisë së Librazhdit, me rreth 1700 banorë, vazhdon të mbetet i izoluar pasi këmba qendrore e urës mbi lumin Shkumbin u shemb si pasojë e dallgëve të forta të rrjedhës së rrëmbyeshme dhe daljes së këtij lumi nga shtrati. Kjo situatë e vështirë ka çuar autoritetet vendore në një mobilizim të menjëhershëm për të rikthyer lidhjen rrugore të zonës nëpërmjet urës tip “BEILI”.

Në fillim të kësaj jave, kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka qenë në terren, ku gjatë një komunikimi me mediat deklaroi se po punohet me dy turne për hapjen e një rruge provizore, e cila do të mundësojë qarkullimin e automjeteve nga fshati drejt rrugës kombëtare dhe zonës urbane. Zgjidhja e përkohshme parashikon rikonstruksionin e një rruge ekzistuese që kalon nëpërmjet fshatit Qukës, duke ofruar rrugën më të shkurtër të mundshme deri në rindërtimin e këmbës qendrore të “rrëmbyer” nga lumi.

Ndërkohë, një grup specialistësh xhenierë të Ministrisë së Mbrojtjes, pas verifikimit të këmbëve të kësaj ure tip “BEILI” dhe strukturës së saj, kanë konfirmuar se ajo mund të përdoret për kalimin e këmbësorëve, gjë që lehtëson lëvizjen bazë të banorëve nga njëri breg i Shkumbinit në tjetrin.

Bashkia Librazhd ka angazhuar Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe sektorin e Emergjencave Civile për hapjen e rrugës provizore. Me uljen e nivelit të ujit në lumin Shkumbin, pritet që të nisë me urgjencë rindërtimi i këmbës qendrore të urës së Xhyrës, pasi verifikimet paraprake tregojnë se struktura kryesore e urës nuk ka pësuar dëmtime.

Ndërhyrja është emergjente dhe synon të rikthejë sa më shpejt normalitetin për banorët e Xhyrës, të cilët prej disa ditësh po përballen me izolim të plotë rrugor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...