Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra, tha se në Librazhd dhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi ,ndërsa aty mblidhen njerëz ku bëhet propagandë.

 

 

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke ngritur alarmin për ndërtimin e xhamive pa leje në disa qytete të vendit, të cilat sipas tij janë përdorur ndër vite si qendra të propagandës dhe rekrutimit për konflikte të huaja.

Gurra tha se këto objekte kulti janë ngritur në pesë zona të ndryshme të Shqipërisë, pa transparencë mbi financimin apo drejtuesit e tyre, ndërsa shtoi se disa prej personave që kanë financuar ndërtimin e tyre kanë përfunduar më pas në Siri.

“Ndërtimi i xhamive pa leje ka qenë vendi ku mblidheshin për të bërë propagandë. Para një dekade, ata që u dërguan për operacionet që do të zhvilloheshin në Siri u rekrutuan prej këtyre objekteve. U përdoren edhe rrjetet sociale. Ne kemi ende brenda unazës së madhe të Tiranës një objekt të tillë, për të cilin nuk dihet kush e financon dhe për kë punojnë,” deklaroi Gurra.

Ai ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si mund të ndërtohen objekte fetare pa leje dhe pa një autoritet të njohur që i administron:
“Në cilin libër thuhet se për të mbledhur besimtarët për t’u lutur, mund të ndërtohet xhami në një tokë të huaj, me para që nuk dihet kujt i përkasin, dhe të caktohet një person që shërben aty pa u njohur nga komuniteti? Ka pasur raste kur janë marrë edhe para nën dorë gjatë ndërtimit të tyre.”

Sipas Gurrës, objekte të tilla ndodhen në Tiranë, Orosh, Pogradec, Pukë dhe Librazhd:
“Në këto qytete janë ndërtuar xhami që s’mund t’u shërbejnë besimtarëve në mënyrën e duhur. Shumë prej atyre që i kanë financuar kanë shkuar drejt Sirisë dhe nuk dihet nëse janë gjallë apo të vdekur.”

Ish- myftiu i Tiranës Ylli Gurra, tha se në Shqipëri janë ndërtuar xhami pa leje si qendra terrorizmi. Ai tha se ato janë ndërtuar në 5 qytete në vend, ndërsa aty mblidhen njerëz ku bëhet propagandë.
Deklarata e ish-myftiut ka hapur një debat të ri mbi transparencën, ligjshmërinë dhe mbikëqyrjen e objekteve të kultit në vend, ndërsa pritet reagimi i institucioneve përkatëse dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...