Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor, Znj. Zheni Gjergji ish deputete e PD  është emëruar Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Znj. Gjergji, mjeke me formim profesional dhe eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë dhe administratës publike, në një postim të bërë në rrjetin social facebbok thekson se ky emërim përfaqëson për të një përgjegjësi të madhe, por edhe një angazhim të sinqertë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në qytetin e saj të lindjes.

“Pavarësisht angazhimeve të mia të mëparshme në jetën politike, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Kjo detyrë është një thirrje njerëzore dhe profesionale, që më vendos në shërbim të komunitetit tim dhe të sistemit shëndetësor në tërësi,” u shpreh znj. Gjergji.

Ajo theksoi se prioritet i saj do të jetë rritja e cilësisë së shërbimeve për pacientët, fuqizimi i stafit mjekësor dhe administrativ, si dhe vendosja e një standardi të ri në menaxhimin e institucionit.

Spitali Rajonal i Elbasanit është një nga institucionet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor në nivel rajonal dhe shërben çdo ditë për mijëra qytetarë. Me këtë ndryshim në drejtim, pritet një fazë e re e reformimit dhe modernizimit të shërbimeve, në funksion të nevojave të pacientëve dhe komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...