Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor, Znj. Zheni Gjergji ish deputete e PD  është emëruar Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Znj. Gjergji, mjeke me formim profesional dhe eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë dhe administratës publike, në një postim të bërë në rrjetin social facebbok thekson se ky emërim përfaqëson për të një përgjegjësi të madhe, por edhe një angazhim të sinqertë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në qytetin e saj të lindjes.

“Pavarësisht angazhimeve të mia të mëparshme në jetën politike, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Kjo detyrë është një thirrje njerëzore dhe profesionale, që më vendos në shërbim të komunitetit tim dhe të sistemit shëndetësor në tërësi,” u shpreh znj. Gjergji.

Ajo theksoi se prioritet i saj do të jetë rritja e cilësisë së shërbimeve për pacientët, fuqizimi i stafit mjekësor dhe administrativ, si dhe vendosja e një standardi të ri në menaxhimin e institucionit.

Spitali Rajonal i Elbasanit është një nga institucionet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor në nivel rajonal dhe shërben çdo ditë për mijëra qytetarë. Me këtë ndryshim në drejtim, pritet një fazë e re e reformimit dhe modernizimit të shërbimeve, në funksion të nevojave të pacientëve dhe komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rikthehet pariteti në Reformën Zgjedhore: Mazhoranca dhe opozita në të njëjtën tryezë

Klasa politike shqiptare është gati të ulet në tryezë...

Elbasani ndërton me qytetarët: Projektet e reja dhe investimet në Rajonin Nr. 3

Vijon procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje, një nismë e...

Bojkoti i avokatëve paralizon Gjykatën e Elbasanit: 330 seanca të shtyra

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...