Investimet e reja në infrastrukturë, Rama: distanca më të shkurtra dhe siguri më e madhe në rrugë

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga disa prej projekteve madhore të infrastrukturës rrugore që kanë transformuar lëvizjen në vend dhe kanë rritur sigurinë rrugore.

Mes tyre veçohen:

  • Tuneli i Llogorasë – hapur në maj 2025, lehtëson aksesin drejt bregdetit jugor dhe i shërben sezonit turistik.
  • Rruga e Arbrit – e përfunduar me hapjen e Tunelit të Murrizit (3,78 km) në mars 2025, një korridor strategjik Lindje–Perëndim me gjatësi 74 km.
  • Autostrada Thumanë-Kashar – e hapur në qershor 2024, 21 km gjatësi, shpejtësi 130 km/orë, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.
  • Unaza e Madhe e Tiranës – projekti më i madh infrastrukturor i kryeqytetit, 28,7 km, e hapur për qarkullim në dhjetor 2024.
  • Aksi Korçë-Ersekë – 45 km gjatësi, shkurton distancën mes dy qyteteve me 35 km.

“Rrugët kombëtare të reja, një buqetë e infrastrukturës shqiptare që ka shkurtuar distancat,” – shkroi Kryeministri Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre veprave për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME