Interi dhe Milani harrojnë ndasitë, klubet lëshojnë deklaratën e përbashkët për shitjen e “San Siros”: Një hap historik për të ardhmen e qytetit

Milano po përgatitet për një epokë të re futbolli dhe arkitekture. Këshilli i Qytetit miratoi shitjen e stadiumit legjendar San Siro dhe zonës përreth, duke i hapur rrugën ndërtimit të një impianti të ri modern nga AC Milan dhe FC Internazionale Milano.Në një deklaratë të përbashkët, dy klubet reaguan menjëherë ndaj vendimit historik: “Shprehim kënaqësi për miratimin e Këshillit të Qytetit për shitjen e San Siros dhe zonës përreth: një hap historik dhe vendimtar për të ardhmen e klubeve dhe të qytetit”.
Të kuqtë e zinj dhe zikaltërit theksojnë se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të sjellë në Milano një stadium të ri, të përmasave botërore.Klubet po shohin me besim dhe përgjegjësi hapat e ardhshëm që do të çojnë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri që përmbush standardet më të larta ndërkombëtare: një strukturë e klasit botëror e destinuar të bëhet një ikonë e re arkitekturore dhe simbol i pasionit të tifozëve në mbarë botën”, thuhet në reagimin e tyre.
Entuziazëm ka ardhur edhe nga RedBird Capital, fondi që zotëron Milanin, i cili e sheh projektin si pjesë të strategjisë së tij globale për zhvillimin e infrastrukturave sportive moderne.
Ky vendim shënon një pikë kthese për futbollin dhe urbanistikën e Milanos, duke synuar që qyteti të rivalizojë kryeqytetet e mëdha evropiane me një impiant sportiv të qëndrueshëm, modern dhe ikonik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...

Basketbolli elbasanas s’e ndal traditën: Ekipet e moshave sfidojnë kampionatin me besim të plotë

Ekipet e moshave të basketbollit Elbasanit, U18 dhe U20,...

Dy deputetë të rinj nga PSD betohen në Kuvend — Brahimi dhe Lasku marrin mandatin

Në seancën plenare të sotme, Besnik Brahimi dhe Shkurt...