Inteligjenca Artificiale dhe marketingu digjital në fokus: Studentët e Fakultetit të Biznesit bashkëbisedim me ekspertët e Raiffeisen Bank për inovacionet që po formësojnë bankën e së ardhmes

Në kuadër të projektit LAIA, i cili synon integrimin e Inteligjencës Artificiale në mjediset akademike dhe profesionale, në Fakultetin e Biznesit dhe të Drejtësisë u zhvillua një workshop ndërveprues me përfaqësues të Raiffeisen Bank. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Bordin Këshillimor të Biznesit dhe bëri bashkë studentë, staf akademik dhe ekspertë të industrisë për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e reja në botën e biznesit.

Workshopi u fokusua në temën “Marketingu Digjital në Raiffeisen Bank: Zhvillimi i Aplikacioneve për Gen Z”, duke vendosur theksin te transformimi i industrisë financiare përmes teknologjive të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Gjatë takimit u prezantua edhe aplikacioni Raiffeisen Youth, një platformë inovative e krijuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe mënyrës së re të komunikimit të gjeneratës së re në shërbimet bankare dhe financiare.

Përfaqësuesit e bankës, Vjola Mato dhe Endri Pano, ndanë me studentët dhe pjesëmarrësit eksperiencën e tyre në përdorimin e mjeteve digjitale për rritjen e efektivitetit në marketing dhe zhvillimin e produkteve financiare moderne. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve interaktive, ata ofruan një perspektivë praktike mbi mënyrën se si inovacioni teknologjik po transformon sektorin bankar dhe po krijon mundësi të reja për të rinjtë.

Ky workshop shërbeu gjithashtu si një urë lidhëse mes botës akademike dhe asaj të biznesit, duke i dhënë studentëve mundësinë të njihen nga afër me praktikat më të fundit të industrisë dhe me sfidat reale të tregut të punës në epokën e transformimit digjital.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...