Informatika dhe inxhinieria kryesojnë zgjedhjet e maturantëve shqiptarë

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinierisë janë më të kërkuarat nga maturantët shqiptarë për studimet e larta. Mbi 30% e aplikantëve këtë vit kanë zgjedhur një nga këto programe, duke lënë pas degët e mjekësisë dhe infermierisë.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thekson se zgjedhjet e të rinjve reflektojnë kërkesat e tregut të punës, si vendas ashtu edhe të huaj. Ndërkohë, degët e mësuesisë mbeten më pak të preferuara, me rreth 1,500 aplikime, si vitet e mëparshme.

Pas përfundimit të konkurseve për programet me kritere shtesë si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura, Artet dhe Sportet, universitetet do të publikojnë rezultatet. Listat e fituesve pritet të shpallen në javën e fundit të gushtit, për t’u vijuar me regjistrimet.

Këtë vit kanë aplikuar mbi 20,200 maturantë, një rritje krahasuar me vitin e kaluar. Universitetet publike mbajnë 70% të aplikimeve, ndërsa 30% i përkasin institucioneve private.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi me 18 të vdekur në jug të Kretës, gjendet gjysmë e fundosur një varkë me emigrantë

Të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga zona detare...

Skënder Milaqi nga “Sefer Efendiu” tek drita e përjetshme

Udhëtimi i një jete, udhëtimi i një shpirti Nga BUJAR...

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

Tashmë zyrtarisht jemi në muajin më festiv të vitit,...