Inaugurohet xhamia e re në qytetin e Librazhdit, një vend i paqes, besimit dhe bashkimit

Një atmosferë gëzimi dhe përkushtimi shpirtëror mbizotëroi këtë fundjavë në qytetin e Librazhdit, ku u inaugurua xhamia e re e qytetit, një vepër që pritet të kthehet në simbol të paqes, unitetit dhe besimit për gjithë komunitetin mysliman të zonës.

Në këtë ceremoni të rëndësishme morën pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha; Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri, Shkëlqesia e tij z. Jabr Bin Ali Al Dossari; Prof. Dr. Ali Kuradagu, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë; si dhe përfaqësues të lartë të organizatës humanitare Qatar Charity, mes tyre z. Ahmad Yousef Fakhroo, Zëvendës CEO, dhe z. Mahmoud Shaker, Drejtor i Qatar Charity Albania.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Mariglen Disha shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe të Ambasadës së Shtetit të Katarit dhe të organizatës Qatar Charity, që bënë të mundur ndërtimin e kësaj xhamie moderne, duke e cilësuar atë si “një dhuratë të çmuar për komunitetin e Librazhdit”.

Kjo xhami nuk është vetëm një objekt kulti, por një vend që bashkon njerëzit, forcon vlerat shpirtërore dhe promovon harmoninë në qytetin tonë,” u shpreh Disha.

Edhe përfaqësuesit e Katarit vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet vendore dhe theksuan rëndësinë e projekteve të tilla, që sjellin dobi të drejtpërdrejtë për komunitetet lokale, duke forcuar lidhjet miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit.

Xhamia e re e Librazhdit do të shërbejë si një qendër e rëndësishme fetare dhe komunitare, ku besimtarët do të kenë mundësinë të gjejnë paqe shpirtërore, frymëzim dhe bashkim rreth vlerave të përbashkëta të fesë dhe respektit ndërmjet njerëzve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...