Igli Tare thyen rekordin e Milanit: 149.8 milionë euro nga shitjet në një merkato të vetme

Igli Tare po shkruan histori te Milani. Që prej ardhjes së tij si drejtor sportiv, kuqezinjtë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në merkato, duke thyer rekorde të reja financiare dhe sportive.

Sipas të dhënave të publikuara nga “MilanPress”, në sezonin 2025/26 Milani ka realizuar shitje lojtarësh me vlerë rekord prej 149.8 milionë euro, një shifër që klubi nuk e kishte arritur kurrë më parë në një sesion të vetëm merkatoje. Ky rezultat e vendos Taren si një nga menaxherët më të suksesshëm në historinë e klubit.

Në sezonet e kaluara, Milani kishte arkëtuar shumë më pak nga transferimet – 51.3 milionë në 2024/25, 71.4 milionë në 2023/24 dhe vetëm 5.1 milionë në 2021/22. Kjo tregon se strategjia e re e Tares ka ndryshuar rrënjësisht politikën sportive dhe financiare të klubit.

Cessioni rekord – siç e cilëson media italiane – është rezultat i menaxhimit inteligjent, aftësisë për të shitur me çmime të larta dhe për të krijuar hapësirë për investime të reja.

Igli Tare, i njohur për sukseset e tij si drejtor sportiv te Lazio, ka arritur të përshtatet shpejt në një klub gjigant si Milani, duke e kthyer kuqezinjtë në një model të ri për eficiencën në merkato.

Ky sukses konsiderohet si një garanci për të ardhmen e Milanit, i cili tani synon jo vetëm dominimin në Serie A, por edhe kthimin në majat e futbollit evropian./press7.tv

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste...

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti...

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...