I plotfuqishmi mbi tokë

Nga Lutfi Dervishi

Policia jonë ka një problem serioz me dhunën.
Jo me përdorimin e forcës së ligjshme, por me mungesën e dallimit mes forcës dhe dhunës.
Aty ku kërkohet përmbajtje, shfaq agresion. Aty ku kërkohet neutralizim proporcional, shpërthen brutaliteti.

Dhunë në rrugë. Dhunë në makinat e policisë. Dhunë në dhomat e izolimit.
Dhe kjo nuk është e rastësishme. Është simptomë e një sistemi që prodhon dhunë, në vend që ta parandalojë atë.

Pse ndodh kjo?
Sepse shkollimi është i dobët.
Sepse përgatitja profesionale dhe psikologjike është minimale.
Sepse nuk ka ndëshkim nga zinxhiri komandues.
Sepse drejtësia mbyll sytë.
Sepse shumë policë e ndiejnë veten të paprekshëm, madje edhe mbi ligjin.

Ne trashëgojmë një term pervers nga diktatura: i plotfuqishmi i lagjes…I plotfuqishmi?! Ndoshta term unik! Bota e përdor për ambasadorët, feja për Zotin, ndërsa ne për…policin.

Dhe mbi të gjitha:
Sepse dhuna është ushqyer nga frustrimi që vjen nga vetë dhuna e hierarkisë.
Një efekt domino: i forti i bën presion të dobëtit, dhe i dobëti e derdh dhunën mbi më të pambrojturin.

Si mund të kërkosh që një polic të mbrojë të drejtat e qytetarit, kur askush s’mbron të drejtat e tij në punë?

“Nuk mund të mbrojë të drejtat e njeriut një polic që i shkelen të drejtat.”, thotë Robert Peel, themelues i policisë moderne britanike.

Duhet dalluar shkoqur:
Forca nga dhuna;
Ndërhyrja nga represioni;
Operacioni nga reprezalja;
Ashtu siç dallon qartazi kirurgu nga kasapi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...

Fitore force për Apoloninë, Elbasani dorëzohet në shtëpi

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka rinisur pas...