I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

TIRANË ,6 qershor 2026/Albania Express News/Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga GJKKO për vrasjen e një shtetasi në Mamurras në vitin 2020.

Interpol Tirana bën me dije se nga Italia është ekstraduar, Sajmir Kolaveri, i cili nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi, për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:
-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

TIRANË, 6 qershor 2026 /Albania Express News/- Një raport...

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

KOSOVË,6 qershor 2026/Albania Express News/Të gjithë shtetasit e Republikës...

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

MAT , 6 qershor /Albania Express News/ Pranvera në...