Sot në orën 12:00 mbahet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për një pjesë të personave të arrestuar nga Policia pas protestës së opozitës.
Këtë të premte do të dalin para gjyqtarit Dritan Jahjolli, vetëm të miturit që mbahen prej 3 ditësh në qeli pasi ligji parashikon të gjykohen veç për shkak të moshës, ndërsa të tjerët të shtunën.
7 të miturit e arrestuar janë R.B., S. P., J. K., K. K., Z. G., D. Z dhe O. H.
Policia e Tiranës arrestoi 21 persona mes të cilëve 7 të mitur lidhur me dhunën e shfaqur në protestën e opozitës më 10 shkurt kur u hodh molotov dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë duke dëmtuar 19 prej tyre.

