Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës artistike“Onufri” përmes projektit me temë “Bazilika e Elbasanit, një urë lidhëse mes qytetërimit antik dhe historisë së krishterimit”.
Përmes këtij projekti, nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë më nga afër vlerat kulturore dhe historike të qytetit të tyre, duke kuptuar rëndësinë e Bazilikës së Elbasanit si një dëshmi e trashëgimisë ndër shekuj.

Puna në grup, kërkimi dhe prezantimet ndihmuan në zhvillimin e aftësive të rëndësishme, duke sjellë një produkt cilësor dhe plot vlera.
Ky aktivitet u realizua nga mësuesja e historisë, Sonila Gega, në kuadër të procesit të kualifikimit për “Mësues Mjeshtër”.
Nuk është hera e parë që mësuesja Sonila Gega sjell projekte të tilla frymëzuese, gjithnjë energjike dhe kreative, ajo përcjell te nxënësit vlerat e historisë dhe trashëgimisë kulturore.
Në një shkollë arti si “Onufri”, ku krijimtaria është në qendër të çdo dite, të përcjellësh historinë me kaq përkushtim është një vlerë e shtuar.

Përmes këtij projekti, jo vetëm nxënësit u njohën më thellë me trashëgiminë e qytetit, por u dëshmua edhe një herë se mësimdhënia e historisë, kur bëhet me profesionalizëm, kthehet në një proces frymëzues.
Kontributi i mësueses Sonila Gega mbetet një shembull se si historia mund të marrë jetë edhe në një shkollë arti, duke u shndërruar në një urë të fortë lidhëse mes së shkuarës dhe së ardhmes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fundi? Agjensia e lajmeve Axios: Ndërmjetësit e Iranit bëjnë përpjekjen e fundit për armëpushim 45-ditor

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish...

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...