Harta e re Territoriale, Berisha flet për propozimin e PD: 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet

TIRANË, 10 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas votimit të Hartës së re Territoriale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se, nëse vjen në pushtet, do të rikthejë bashkitë e premtuara, duke e cilësuar këtë proces si një nga shtyllat kryesore për ripopullimin e vendit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha garantoi se 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet, ndërsa paralajmëroi se mund të rikthehen edhe një numër tjetër bashkish dhe komunash.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për ndryshimet territoriale dhe pasojat e tyre në zonat e prekura, kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes reformës së vitit 2015, ka dobësuar qeverisjen vendore dhe ka kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.

“Unë i garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do të rikthehen plotësisht. 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet dhe një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do të jenë realitet”, deklaroi Berisha.
Ai e cilësoi rikthimin e njësive vendore si një element të rëndësishëm për të nxitur kthimin e banorëve në zonat e braktisura, duke akuzuar qeverinë se largimi i shërbimeve dhe dobësimi i pushtetit vendor kanë ndikuar në largimin e qytetarëve nga vendbanimet e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...