HAPËSIRË – Japonia lëshon me sukses anijen e furnizmit për ISS-në

Agjencia Hapësinore e Japonisë (JAXA) ka lëshuar me sukses raketën e saj të re “H3”, e cila mbante në bord anijen e mallrave ”HTV-X1”, në misionin e parë për furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), sipas AP.

 

Raketa”H3” u ngrit nga Qendra Hapësinore Tanegaşima në jug të Japonisë, dhe JAXA konfirmoi se anija e ngarkesave u shkëput siç ishte planifikuar dhe hyri në orbitë.

Nëse gjithçka ecën pa probleme, ajo pritet të mbërrijë në stacioniin hapsinor pas dy ditësh. Astronauti japonez Kimiya Yui, aktualisht në bord të stacionit, do të përdorë krahun robotik për ta kapur anijen në orët e para të së enjtes.

“HTV-X” zëvendëson versionin e mëparshëm “Kounotori” (lejleku), i cili kreu nëntë misione furnizimi drejt ISS-së mes viteve 2009 dhe 2020. Versioni i ri transporton më shumë ngarkesë, ofron energji gjatë fluturimit, dhe mund të ruajë materiale shkencore që kërkojnë temperatura të ulëta.

Anija do të qëndrojë e bashkuar me ISS deri në gjashtë muaj, duke sjellë furnizime dhe duke marrë mbeturina nga stacioni. Pas shkëputjes, ajo do të kryejë një mision teknik rreth Tokës për afro tre muaj para se të digjet në atmosferë.

Raketa “H3” ka zëvendësuar modelin e vjetër “H-2A,” dhe Japonia synon të bëhet më konkurruese në tregun ndërkombëtar të lançimeve hapësinore. Pas një dështimi në provën e parë në vitin 2023, “H3” ka realizuar *gjashtë fluturime të suksesshme radhazi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...