ELBASANI U-19 – SOPOTI 0-1
GOLI: Myslymi 55’
Skuadra e Sopotit ka zhvilluar një test miqësor të vlefshëm për përgatitjet e sezonit të ri, duke fituar minimalisht 0-1 ndaj ekipit të Elbasanit U-19. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 55-të nga Myslymi, i cili shfrytëzoi si duhet mundësinë për të ndëshkuar të rinjtë verdheblu.
Trajneri Rraman Hallaçi shfrytëzoi këtë takim për të parë në veprim jo vetëm lojtarët e grupit aktual, por edhe disa futbollistë që kanë ardhur në provë. Synimi i stafit teknik është ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese, e cila të jetë gati në startin e kampionatit të Kategorisë së Dytë.

Sopoti e ka objektivin të qartë: të ngjitet në Kategorinë e Parë. Për këtë arsye, ndeshje të tilla miqësore janë një test i rëndësishëm për të vlerësuar potencialin e lojtarëve dhe për të konsoliduar skemat e lojës.
Në javët e ardhshme priten edhe teste të tjera miqësore, përpara se Sopoti të zbresë në fushë për pikët e para të sezonit të ri, ku ambicia për ngjitje do të kërkojë jo vetëm cilësi, por edhe vazhdimësi.
albaniaexpress.al

