Guxim në terren, vlerësim në sallë — Policia nderon 6 efektivët që kapën autorin e ngjarjes së 8 shtatorit

Reaguan me vendosmëri, shpejtësi dhe guxim, duke kapur dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur me 8 shtator, në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu akordon 6 punonjësve të Policisë, Certifikata për Shërbime të Dalluara.

Punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, Inspektor Samet Qotaj, Inspektor Arlind Mehmeti, Inspektor Rigers Sekja dhe Inspektor Kristi Koçeku, si dhe punonjësit e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Shkodër, Inspektor Izmir Lamkollari dhe Inspektor Xhuljo Hafëzi, u mirëpritën ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Drejtor Proda iu dorëzoi certifikatat e akorduara me motivacionin “Për merita të veçanta, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave, dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Certifikatat iu dorëzuan 6 punonjësve të Policisë, gjatë një ceremonie vlerësimi të organizuar për ta, në të cilën morën pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues Gentian Berberi dhe drejtues të lartë të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Drejtues Madhor Ilir Proda, ndër të tjera, u shpreh: “6 kolegët e DVP Shkodër vepruan me shpejtësi, me guxim dhe me përgjegjësi, si dhe bënë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes shumë të rëndë, të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, mëngjesin e datës 8 shtator.

Në një moment kur rreziku ishte i lartë, këta efektivë zgjodhën të veprojnë dhe të përballeshin me agresorin e jo të prisnin. Me reagimin e tyre ata treguan se në Policinë e Shtetit ka burra e gra, djem e vajza që nuk kursejnë as jetën për të mbrojtur qytetarët.
Ky vlerësim është shenjë mirënjohjeje dhe respekti për ta, por edhe për çdo punonjës policie që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbron jetën, rendin dhe sigurinë publike. Çdo veprim i ndershëm, çdo akt guximi në shërbim, nuk kalon pa u vlerësuar.

Në muajt, javët dhe ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacione të rëndësishme kundër grupeve kriminale dhe individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, brenda dhe jashtë vendit. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt vendit tonë, shtetas të kërkuar për krime të rënda që fshiheshin në Dubai, Kolumbi dhe në disa vende të Bashkimit Europian. Gjithashtu, janë sekuestruar qindra armë zjarri, sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine, si dhe janë parandaluar dhjetëra ngjarje kriminale me pasoja të mundshme për jetën e qytetarëve.

Këto nuk janë thjesht shifra. Janë dëshmi e një policie më të fortë, më profesionale dhe më të besueshme, që tregojnë vendosmërinë tonë për të goditur krimin dhe për të mbrojtur e shërbyer qytetarët.”

Ndërkaq, Inspektor Kristi Koçeku, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, shprehu mirënjohje për Drejtorin e Përgjithshëm dhe për Drejtorin e Policisë së Shkodrës, për vlerësimin e dhënë për të dhe për 5 kolegët e tij. Gjithashtu, Inspektor Koçeku theksoi se certifikatat nuk ishin vlerësime personale, por vlerësime për punën e strukturave të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Koçeku u shpreh më tej se vlerësimi është motivim i madh për ta, për të vijuar përpara të palëkundur, si dhe për të qenë më pranë qytetarëve. Në përfundim të fjalës, Inspektori ftoi qytetarët që të kenë më shumë besim te Policia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...