Gramsh : Vlerësohen vullnetarët dhe shoqata AFPRA për kontributin në përballimin e zjarreve të gushtit

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Çertifikatave të Mirënjohjes për shoqatën për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi (AFPRA), si dhe për disa vullnetarë që u angazhuan krah zjarrfikësve profesionistë gjatë zjarreve masive të muajit gusht.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe atasheu për sigurinë i Ambasadës Franceze në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare në menaxhimin e emergjencave civile.Përmes një postimi, kryebashkiaku Ajazi shprehu mirënjohjen e tij për shoqatën AFPRA dhe drejtuesin e saj, Alban Laçi, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për mbështetjen trajnuese dhe logjistike të ofruar ndaj shërbimit zjarrfikës të Gramshit (MNZSH).

“Kontributi i vullnetarëve dhe partnerëve tanë ishte vendimtar në përballimin e situatës së vështirë të zjarreve. Këto vlerësime janë një falënderim i merituar për përkushtimin dhe solidaritetin e treguar,” theksohet në mesazhin e tij.Ceremonia shërbeu edhe si një moment reflektimi mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve lokale dhe rolit kyç të vullnetarizmit në mbrojtjen e komunitetit dhe mjedisit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...