Gonxhja: Xhamia e Plumbit i rezistoi përmbytjeve falë mbrojtjes me digë

Kryevepra e arkitekturës islame dhe trashëgimisë sonë kulturore, Xhamia e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, tashmë ka dalë nga problematika e përmbytjeve kronike.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se pas viteve të njëpasnjëshme përmbytjeje, Xhamia e Plumbit në Shkodër ka qëndruar e paprekur nga reshjet intensive të 24 orëve të fundit. Gonxhja tha se “falë punimeve të restaurimit dhe konservimit, si edhe ndërtimit të mbrojtjes me rrethimin-digë, monumenti i çmuar kulturor nuk ka pësuar asnjë dëmtim”.

Sipas ministrit, pompat vijojnë të funksionojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar mbrojtjen e objektit.

Xhamia e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati dhe konsiderohet si xhamia më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.

Projekti i restaurimit, i realizuar me mbështetjen e qeverisë turke, ka rikthyer plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të xhamisë, duke e kthyer atë në një qendër të rëndësishme për besimtarët dhe vizitorët vendas e të huaj.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshiu jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

Pas restaurimit, Xhamia, e ndërtuar nga i mirënjohuri arkitekt Sinani, është kthyer në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme të saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Kaliforni, dy viktima dhe disa të plagosur

USA,19 maj 2026/Albania Express News/Të paktën dy persona u...

Italianët kryesojnë vizitat turistike, rritje me 20,8% e akomodimeve

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/Turizmi në Shqipëri vijoi...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...