Goditje për verdheblutë para Kupës, dy titullarë jashtë sfidës

Elbasani do të duhet të përballet me këtë ndeshje me Partizanin me mungesa të rëndësishme në formacion, çka e vështirëson edhe më shumë misionin e verdhebluve. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion Emiljano Mustën, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen e kaluar të Kupës ndaj Flamurtarit. Një mungesë e detyruar, që prish ekuilibrat në repartin difensiv dhe i heq skuadrës një element me eksperiencë në ndeshje të tilla. Ndërkohë, jashtë do të mbetet edhe kapiteni Bruno Lulaj, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Teutës. Lulaj u detyrua të lërë fushën i dëmtuar gjatë atij takimi dhe stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë aktivizimin e tij. Mungesa e kapitenit përbën një goditje të dyfishtë për Elbasanin, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por edhe për rolin udhëheqës që ai ka brenda grupit.

FORMACIONI I MUNDSHËM: Janaçek, K. Kasa, Azemoviç, Olberkis, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Diallo, Lajthia, Manellari, Tsague (4-2-3-1)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...