Gledian Llatja vizitë në mësonjëtoren “Kostandin Kristoforidhi”, dy vite pas hapjes

Në kuadër të vizitës në Athinë, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, vizituan klasën e gjuhës shqipe pranë New York College, ku prej dy vitesh funksionon mësonjëtoria “Kostandin Kristoforidhi”.

E hapur në vitin 2024, kjo ishte mësonjëtoria e parë e gjuhës shqipe në këtë institucion në Athinë, një iniciativë e ndërmarrë nga Shoqata e Elbasanit, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin e Qarkut, si dhe me mbështetjen e komunitetit shqiptar në emigracion. Rreth 30 nxënës u bënë pjesë e kësaj nisme që në fillimet e saj, duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme për mësimin e gjuhës dhe njohjen e kulturës shqiptare.

Gjatë vizitës, delegacioni u takua me nxënës dhe mësues nga Elbasani, të cilët me përkushtim vijojnë të ruajnë dhe përcjellin gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar te brezat e rinj. Kjo nismë tashmë është kthyer në një pikë referimi për komunitetin shqiptar në Athinë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të vyer, Kryetari Gledian Llatja u dorëzoi “Mirënjohjen e Qytetit” dy mësueseve, znj. Valentina Bozhiqi dhe znj. Sonila Lusho, për përkushtimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Llatja theksoi se ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një mision i përbashkët dhe një investim i rëndësishëm për brezat që rriten larg atdheut.

Kjo vizitë rikonfirmon angazhimin institucional për të mbështetur çdo iniciativë që forcon lidhjen e diasporës me rrënjët, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...