Gjysma e botës pa ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm – alarmi i “Lancet-Eat”

Afërsisht 3,7 miliardë njerëz, gati gjysma e popullsisë botërore, nuk kanë qasje të sigurt në ushqim të shëndetshëm, në një mjedis të pastër apo në një pagë të mjaftueshme për një jetë dinjitoze. Ky është alarmi i ngritur nga komisioni “Lancet-Eat”, në një raport të fundit që hedh dritë mbi krizën globale të ushqimit dhe ndikimin e saj në shëndetin e njerëzve dhe të planetit.

Sipas raportit, sistemi global i ushqimit është përgjegjës për rreth 30% të emetimeve të gazrave serrë, duke u bërë një nga faktorët kryesorë të shkeljes së kufijve planetarë që ndikojnë në klimë, biodiversitet, burimet ujore dhe përdorimin e tokës.

Raporti i publikuar në revistën shkencore The Lancet vlerëson se “Dieta e Shëndetit Planetar” (Planetary Health Diet – PHD), e bazuar kryesisht në ushqime natyrale me origjinë bimore dhe konsum të moderuar të produkteve shtazore si mishi dhe qumështi, lidhet me 27% më pak rrezik për vdekje të parakohshme.

Sipas ekspertëve, miratimi global i këtij modeli ushqimi mund të parandalojë deri në 15 milionë vdekje në vit dhe të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri apo çrregullimet neurodegjenerative. Për më tepër, ky model ushqimor mund të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për një popullsi që pritet të arrijë 9,6 miliardë banorë deri në vitin 2050.

Një tjetër shqetësim që ngre raporti është rritja e rasteve me kancer kolorektal te të rinjtë, një sëmundje që deri para pak vitesh prekte kryesisht moshat e vjetra. Sipas ekspertëve, stili modern i jetesës dhe dieta jo e shëndetshme po e shtojnë ndjeshëm këtë rrezik, veçanërisht tek brezat Millennials dhe Gen Z.

Gastroenterologu Dr. Angad Dhillon thekson se faktorët kryesorë që ndikojnë janë jeta sedentare, obeziteti abdominal, si dhe konsumi i duhanit, alkoolit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

Një hulumtim i ri, që përfshin 10 milionë njerëz dhe përbën analizën më të gjerë të këtij lloji, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve serioze shëndetësore, përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor.

Sipas studiuesve, konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe produkteve të bukës të prodhuara në masë mund të dëmtojë pothuajse çdo aspekt të trupit të njeriut. Ky zbulim e forcon edhe më shumë mesazhin se ushqimi i shëndetshëm nuk është vetëm çështje diete, por mbijetese – si për njerëzit, ashtu edhe për planetin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...