Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 17 dhjetor për të shqyrtuar ankimimin e paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë ankim, Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i gjykatave të shtatorit dhe dhjetorit 2024, të cilat e lanë atë në masën e arrestit në shtëpi.
Sipas njoftimit zyrtar, shqyrtimi do të bëhet mbi bazë dokumentesh, pa praninë e vetë ish-kryeministrit në seancë. Berisha i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë si antikushtetuese vendimet gjyqësore që e mbajtën në kufizim lirie.
Ky zhvillim vjen në vijim të betejës ligjore të Berishës, i cili ka kundërshtuar vendimet e organeve të drejtësisë që prej dhënies së masës së arrestit në shtëpi ndaj tij.



