Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese më 30 shtator

Gjykata e Lartë do të zhvillojë më 30 shtator mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit të këtij institucioni, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi listën e renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Gjykatës së Lartë vendosi thirrjen e mbledhjes së posaçme më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambienteve të saj.

“Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese”,njofton Gjykata e Lartë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare ka...

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...

Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/ Qytetarët kanë përfunduar pas...