Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar pezullimin e të gjitha seancave gjyqësore të planifikuara për datat 7 dhe 8 tetor 2025, në shenjë solidarizimi dhe respekti për humbjen tragjike të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se ky vendim është marrë për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Kalaja dhe për t’i mundësuar trupës gjyqësore pjesëmarrjen në ceremonitë mortore dhe homazhet që do të mbahen në nder të tij.
Përjashtim nga pezullimi do të bëjnë vetëm seancat e karakterit urgjent që lidhen me masa sigurie, të cilat do të zhvillohen normalisht.
“Në respekt dhe solidarizim për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës në mënyrë tragjike në krye të detyrës së gjyqtarit Astrit Kalaja, pezullohen të gjitha seancat gjyqësore për datat 7 dhe 8 tetor,” – thuhet në njoftim.
Gjykata e Elbasanit shpreh falënderime për mirëkuptimin e palëve në proceset gjyqësore dhe grupeve të interesit.