Gjirokastra drejt turizmit të ajrit, 150 parashutistë në vit nga Italia

Turizmi i sporteve të ajrit është një degë që po konsolidohet vitet e fundit edhe në vendin tonë, duke sjellë gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Themeluesja e “Skydive Albania”, Egestina Levani, e ftuar në podkastin “Flasim”, foli mbi sfidat që paraqet ky sport, për të cilin sipas saj, interesi vjen çdo ditë në rritje.

Bijë e një piloti ushtarak, Levani tregon se si pasionin e saj për hedhje me parashutë nga lartësitë e shndërroi në një iniciativë biznesi duke krijuar shoqatën e saj e cila organizon dy aktivitete të mëdha vjetore.

Për hedhjet me parashutë, sipas saj, shfrytëzohet aerodromi i Gjirokastrës që është transformuar në një pistë parashutizmi për hedhje nga avioni nga mbi 3 mijë metra lartësi.

Levani tregoi përpjekjet e përbashkëta me autoritetet përgjegjëse për certifikimin e këtij aerodromi.

“Aktivitetin e nisa në Itali ku veproj prej 9 vitesh dhe prej rreth 3 vitesh organizoj aktivitete parashutizmi edhe në Shqipëri. Për sa i përket turizmit të ajrit organizoj dy aktivitete gjatë vitit. Jemi një shoqatë e vogël, e porsalindur, ndaj në bashkëpunim me një shoqatë italiane parashutistësh organizojmë aktivitetet në Gjirokastër”, tha ajo.

Levani theksoi se rreth 150 parashutistë nga Italia vijnë çdo vit në Shqipëri për t’u hedhur në aerodromin e Gjirokastrës.

Ndërkohë sipas saj, ka një numër gjithnjë e më të lartë pjesëmarrësish edhe nga Shqipëria të interesuar për hedhjen me parashutë.

Aerodromi i Gjirokastrës nisi funksionin e tij rreth 100 vjet më parë, në vitin 1924, ndërsa në vitet ’30–’40 u shndërrua në një aeroport të vogël me funksion të dyfishtë, si ushtarak ashtu edhe civil.

Sot, ky aerodrom është kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin sportiv dhe ajror në jug të vendit, me ambicie për ta kthyer në një qendër elitare të aventurës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...