Gjermania investon 35 miliardë euro për sigurinë hapësinore

Gjermania planifikon të investojë gjithsej 35 miliardë euro deri në vitin 2030 për ndërtimin e një arkitekture të sigurisë hapësinore, njoftoi sot  ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Qëllimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm me satelitë, stacione tokësore, kapacitete të sigurta lëshimi dhe shërbime të lidhura, i cili do të garantojë “mbrojtje dhe efektivitet”.

Pistorius theksoi se sistemet gjermane duhet të forcohen kundër ndërprerjeve dhe sulmeve, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike për të gjitha sistemet hapësinore.

Sipas tij, ndërgjegjësimi për situatën në hapësirë do të rritet përmes përdorimit të radarëve, teleskopëve dhe në të ardhmen edhe satelitëve roje, ndërsa nuk përjashtohet nevoja për kapacitete offensive.

“Gjermania duhet të jetë në gjendje të parandalojë edhe në hapësirë për t’u mbrojtur”, tha ai.

Megjithatë, Federata e Industrisë Gjermane (BDI) paralajmëron se kërkohen investime edhe më të mëdha për të kapur hapin me fuqitë kryesore hapësinore.

Sipas një studimi të publikuar në Berlin nga BDI-ja  dhe kompania konsulente “Roland Berger”, hendeku mes Gjermanisë e Europës nga njëra anë dhe SHBA-së e Kinës nga ana tjetër është zgjeruar vitet e fundit, me pasoja të thella për industrinë.

Gjermania zotëron aktualisht rreth 80 satelitë, ndërsa SHBA më shumë se 10 mijë dhe Kina mbi 900.

Studimi kritikon nënfinancimin prej dekadash dhe varësitë problematike, sidomos në komunikimet satelitore, ku nuk ekziston një alternativë gjermane apo europiane ndaj rrjetit amerikan.

Tregu global për infrastrukturën dhe shërbimet hapësinore pritet të katërfishohet deri në vitin 2040, nga rreth 500 miliardë euro sot në rreth 2 trilionë euro.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...