Gjashtë shtetet evropiane dolën në mbështetje të Danimarkës, reagon Shtëpia e Bardhë: Vendi do të mbrohet më mirë nga SHBA

Shtëpia e Bardhë përsëriti se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez.

“Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme dhe kritike për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara përballë kërcënimeve moderne në rajonin e Arktikut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly. Ajo shtoi se “presidenti është i përkushtuar për vendosjen e paqes afatgjatë brenda dhe jashtë vendit”.
Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Groenlanda i përket popullit të saj”.

“Është përgjegjësi e Danimarkës dhe e Groenlandës dhe vetëm e tyre të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Danimarkës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...