Gianni Morandi pushon në jug të Shqipërisë: vizita në Palasë, Dhërmi, Himarë dhe Sarandë

Këngëtari i njohur italian Gianni Morandi, një ikonë e muzikës së viteve ’60–’90, prej tetë ditësh po shijon bregdetin jugor të Shqipërisë. Ai mbërriti fillimisht në Tiranë, ku qëndroi një ditë, e më pas udhëtoi drejt Palasës dhe Dhërmiut, për të vazhduar më tej në Himarë.

Gjatë qëndrimit, Morandi pati edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, i cili shprehu kënaqësinë për praninë e artistit të njohur. Vetë këngëtari tha se vizita erdhi pas sugjerimeve të miqve që i kishin folur për bukuritë e jugut të Shqipërisë.

Aktualisht Morandi ndodhet në Sarandë dhe pritet që nesër të përfundojë pushimet në vendin tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...