Fundi kriminal i një epoke

Nga Mentor Kikia

Një projekt ekonomik i hartuar nga dy mashtrrues, klientë të qeverisë, me sekser një ministër në arrati, mori shpejt e shpejt mbështetjen e qeverisë.
Qeveria ndryshoi drejtimin e menaxhimit të mbetjeve, nga riciklim e ripërdorim, në djegie. Përkundër direktivave europiane, strategjive dhe vetë ligjit për menxhimin e mbetjeve.

Qeveria bëri gjithëçka për të thënë se kjo është krenaria e mekanizmit menaxhues të mbetjeve. Se inceneratori punonte e madje prodhonte energji, edhe pse nuk ishte lidhur me sistemin e transmetimit të energjisë.

Bëri gjithëçka për të mbytur çdo zë kritik. Inceneratorët u shndërruan në bankomatë për media dhe shumë analistë e gazetarë.

Më në fund realiteti pranohet zyrtarisht. Qeveria hapi thesin për të ndërtuar landfille tani, atje ku bëri inceneratorët.

Epoka e inceneratorëve mbyllet. Dhjetra milina euro u “dogjën”.
Në skenë është thërritur një skemë e re për menaxhimin e mbetjeve. Do Zoti të mos dështojmë sërish.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...