Frika e luftës boshatis Dubain: Kompani të mëdha dhe turistë largohen nga Emiratet

Dubai nuk është ende një “qytet fantazmë”, por frika nga lufta po shtohet dhe shumë njerëz po e braktisin qytetin. Pas ikjes së turistëve ditët e fundit, tre sulme brenda 24 orëve kanë bindur edhe kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të mbyllin zyrat e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimeve, kompani të mëdha si Deloitte, PwC dhe Citibank, së bashku me grupe të tjera financiare europiane dhe amerikane, kanë nisur të evakuojnë stafin e tyre me fluturimet e pakta që ende janë në dispozicion.

Ndërkohë, disa kompani ajrore ndërkombëtare – përfshirë KLM, Royal Air Maroc dhe Lufthansa, kanë pezulluar ose reduktuar fluturimet drejt Emirateve.

Tensionet janë rritur pas raportimeve për sulme me dronë iranianë. Pas një sulmi ndaj aeroportit, gjatë natës u raportuan goditje edhe ndaj një baze ushtarake, një hoteli, distriktit financiar dhe autostradës Sheikh Zayed Road, një nga arteriet kryesore që përshkon qytetin.

Autoritetet i kanë cilësuar incidentet si “të vogla”, duke thënë se dëmet janë minimale dhe se mbetjet janë pastruar shpejt. Megjithatë, perceptimi në qytet duket ndryshe: qendrat tregtare janë më pak të frekuentuara, trafiku është ulur, ndërsa hotelet, restorantet dhe plazhet janë pothuajse bosh.

Banorët e huaj dhe punonjësit ndërkombëtarë shprehin shqetësim se sulmet nuk janë vetëm ndaj ndërtesave, por ndaj imazhit dhe idesë së Dubait si një qytet i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të ashpra ndaj publikimit të videove të sulmeve në rrjetet sociale. Në Emirate janë denoncuar dhe në një rast edhe arrestuar 21 rezidentë të huaj për publikimin e pamjeve të zjarreve dhe tymit, me akuzën për “krim kibernetik” dhe “cenim të sigurisë publike”. Ligji parashikon deri në dy vite burg, gjoba dhe dëbim nga vendi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...