FOKUS – Fillojnë bisedimet SHBA-Danimarkë-Groenlandë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Zyrtarë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë zhvilluar në Uashington takimin e tyre të parë, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump këtë javë se nuk do të përdorë forcën për të zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me territorin arktik.

Duke folur për gazetarë sot në Kopenhagë, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, nuk bëri të ditur se kush mori pjesë në bisedimet e zhvilluara një ditë më parë, sipas agjencisë daneze të lajmeve Ritzau.

Lokke Rasmussen njoftoi gjithashtu krijimin e një grupi pune që do të kërkojë një zgjidhje për çështjen e Grenlandës.

“Ne nuk do të komunikojmë se kur do të mbahen këto takime, sepse ajo që nevojitet tani është të hiqet drama nga kjo çështje”, tha ministri danez, duke theksuar nevojën për një “proces të qetë”.

Në një njoftim surprizë të mërkurën, Trump i tha Forumit Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të përdorë forcën për të përvetësuar Groenlandën, pasi më herët kishte refuzuar ta përjashtonte një mundësi të tillë.

Ai po ashtu tërhoqi kërcënimin për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj vendeve evropiane që kishin kundërshtuar objektivat e tij lidhur me Groenlandën.

Trump deklaroi se një kornizë për një marrëveshje të ardhshme mbi Groenlandën dhe gjithë rajonin e Arktikut ishte vendosur gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME