Florenc Spaho i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar, ndërhyrja e shpejtë në momentin kritik

TIRANË, 09 tetor 2026 /Albania Express News/-Një ndërhyrje në kohën e duhur mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Këtë e dëshmoi sot administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, duke i dhënë ndihmën e parë një punonjësi 58-vjeçar, me inicialet B.M., i cili pësoi infarkt të miokardit dhe ndodhej në rrezik për jetën.

Pasi u njoftua nga stafi për gjendjen e punonjësit, Spaho ndërhyri menjëherë, duke vënë në shërbim njohuritë e tij profesionale si mjek. Ai kreu masazh kardiak, duke i dhënë ndihmën e nevojshme deri në mbërritjen e ambulancës.

Ndërhyrja rezultoi jetike për 58 vjeçarin, kjo pasi sot edhe për shkak të trafikut të rënduar, një vonesë për një rast të tillë do të ishte fatale.

Përtej detyrës së tij si administrator, Spaho tregoi se përgatitja profesionale dhe gatishmëria për të vepruar në një moment kritik mund të kenë një vlerë të jashtëzakonshme: të shpëtojnë një jetë njerëzore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...